“Kjo është Tirana! Kjo është Shqipëria!”
Formulë përmbledhëse e përvojave shoqërore dhe juridike
Siguria Njerëzore në qarkullimin rrugor dhe Institucionet shtetërore në parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve
Në këtë artikull kërkojmë të analizojmë dhe kuptojmë titullin e këtij shkrimi dhe në krye të radhës të hedhim dritë çfarë do të thotë siguri: gjendja që ju bën të ndiheni të lirë nga rreziqet, ose që ju jep mundësinë për të parandaluar, eliminuar ose për ti bërë dëmet më pak serioze, rreziqe, vështirësi, dukuri të pakëndshme e të ngjashme (Enciklopedia Treccani). Ndërsa Siguri shoqërore si parime të përgjithëshme do të thotë: “të gjitha aktivitetet e politikës sociale: nga mbrojtja e punësimit te mbrojtja e të ardhurave, nga mbrojtja e shëndetit te ajo e mjedisit dhe ndërtimtarisë, nga arsimi te drejtësia, mbrojtja, kultura, mbrojtja e kohës së lirë e kështu me radhë” (Enciklopedia Treccani). Në gjuhën e përditëshme shprehja siguri përbën një “formulë” për qëllimin e përgjithshëm të mbrojtjes së individit në raport me nevojat thelbësore të jetës individuale dhe kolektive dhe që janë heterogjene dhe në ndryshim të vazhdueshëm”.
Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), më shumë se 1.35 milionë njerëz vdesin në aksidente rrugore çdo vit në mbarë botën. Në fakt, aksidentet rrugore janë tani faktori kryesor në vdekshmërinë midis njerëzve midis moshës 5 dhe 29 vjeç, duke përfshirë një numër të madh këmbësorë, çiklistësh dhe motoçiklistësh – veçanërisht në vendet në zhvillim. Mbi 90% e të gjitha aksidenteve shkaktohen nga gabimet e shoferit, të tilla si vëmendja e dobët, një reagim i papërshtatshëm ndaj një rreziku ose një shkelje e ligjeve të trafikut rrugor. Shpejtësia e tepërt është faktori kryesor në 30% të aksidenteve me vdekje, ndërsa shpërqendrimi shkakton 10-30% të vdekjeve në rrugë. Po aq shqetësues është fakti se 25% e të gjitha viktimave rrugore në Evropë janë të lidhura me alkoolin. Siguria rrugore është një përgjegjësi e përbashkët sociale dhe ndikimi në sjelljen e përdoruesve të rrugës – duke përfshirë këmbësorët dhe çiklistët – ofron deri tani potencialin më të madh për përmirësimin e sigurisë rrugore. Këtu, në vijim, janë 12 rregulla të thjeshta që të gjithë shoferët mund të zbatojnë për të ndihmuar që rrugët në çdo vend të botës të jenë më të sigurta.
Një rast konkret:
Në datën 13.03.2022, në orën 08 e 10 minuta të mëngjesit pasi kisha dërguar djalin në shkollën e “Kuqe” në Tiranë me biçikletë, marr drejtimin për në punë drejt rrugës së “Porcelanit” dhe ndaloj në kryqëzimin e rrugës “Bardhyl” pothuajse në vijën ndaluese të semaforit, pasi kisha përpara vetëm një makinë. Pasi semafori hapet dhe behem gati për t’u nisur, makina që kisha nga pas, dëgjoj fjali ofenduese nga shoferi pa asnjë lloj arsyeje sepse xhamin e krahut të vet e kishte të hapur, pasi me biçikletën kisha qëndruar gati ngjitur me lulishten ndarëse të trafikut. I kthej përgjigje shoferit që tashmë kishte kaluar por që bën ecje prapa me makinën në semafor dhe më afrohet shume ngjitur me biçikletën saqë nuk del dot nga makina për të më goditur. Ngjarja zhvillohet me përplasje fizike dhe ku shumë në afërsi ndodhet edhe Polici i Qarkullimit Rrugor që po rregullonte trafikun. Për një çast, rimarr arsyen dhe përpiqem të imobilizoj krahët e “Boksierit” dhe që punonte si shofer autobuzash (të më falni që nuk po përmend emrin por ndërgjegja nuk më dha shtysë për të mësuar emrin e tij). Tensioni zbret edhe falë ndërhyrjes së një qytetari që nga mënyra e komunikimit ndoshta, ishte i ndërhyrjeve të tilla, por që ishte civil. “Boksieri” tenton të largohet me makinë por kam refleksin që i kërkoj Policit të qarkullimit rrugor ta ndalojë agresorin. Polici reagon dhe e ndalon. Na kërkon një mjet identifikimi dhe gjithashtu, i kërkoj të thërrasë një patrullë sepse ajo që ndodhi kishte elementë të një sjellje kriminale: 1 – ofendim pa arsye a shkaqe sepse nuk e njihja “Boksierin”; 2 – ecje mbrapsht në semafor të hapur për t’u konfliktuar me mua; 3 – dalje nga makina për të goditur; 4 – çrregullim i qarkullimit dhe “promovim” i dhunës në vende publike dhe prishje imazhi të figurës personale si pedagog dhe studiues i fushës së sigurisë në përgjithësi (anëtar i rrjeteve ndërkombëtare të BE-së në lidhje me Sigurinë Shoqërore.
Fjala e parë e patrullës kur mbërriti në vendngjarje ishte: “..pse të vegjel jeni ju që kapeni me grushta në mes të kryqëzimit?” Pasi punonjësi i patrullës kuptoi kush isha dhe çfarë pune bëja, më tha se ishte student i juridikut sepse kolegu i tij i arsyetojë veçmas çfarë kërkesash unë i kisha bërë më parë policit të qarkullimit që drejtonte trafikun të cituara më lart. Pasi “Boksieri” kuptoi çfarë mund ti ndodhte nga pikëpamja juridike, fillon të marri në telefon, ndoshta për të kërkuar ndihmë për situatën të cilën e kishte krijuar vetë dhe nga larg më tha “hajde se do ta rregullojmë bashkë në mënyrë shoqërore”. Patrullës i komunikova qëllimin tim për të bërë një kallzim penal në lidhje me ngjarjen dhe më drejtuan për në Komisariati Nr. 1 në Tiranë.
Shkoj vetëm dhe paraqitem në Komisariat dhe i komunikoj që dua të bëj një kallzim penal. Ndërkohë, “Boksieri” vjen i shoqëruar nga një punonjës policie dhe futet brenda dhe për rreth gjysëm ore unë pres në komisariat. Kam kohë të qetësohem por edhe të jem vigjilent se çfarë “lëvizjesh” po bëheshin ndërkohë (një nga cilësitë e konfliktit në rast nevoje është zgjerimi dhe kristalizimi i njohjeve) pasi qoftë nga sjellja dhe komunikimi, qoftë i imi ashtu edhe i tyre, kishin përballë “një të ditur” dhe mund të shpjegonte pse po më linin të prisja gjatë pasi unë nuk isha agresori (kësaj i thonë të marrim një herë informacion nga i “vdekuri” pastaj nga i “gjalli”. Kam kohë të marr një kafe dhe të flas edhe me avokatin tim në lidhje me çfarë më kishte ndodhur. Më në fund zbret Drejtuesi i komisariatit dhe më takon. I komunikoj që dua të bëj një kallzim penal. Hajdeni në zyrë më thotë. Ngjitemi në zyrë. I shpjegoj çfarë kishte ndodhur. I them gjithashtu (me qëllim) që “Boksieri” rrezikonte shumë. Në kompjuterin personal që ishte ndezur më lexon nenin e kodit penal dhe, ndër të tjera, më thotë që prokurori nuk do të marri parasysh veprat penale dhe do ta kalojë çështjen në çështje civile. Gjithashtu, më thotë që është në dispozicionin tim për çfarë unë dua të bëj: të bëj kallzimin penal apo ta lë me një falje? Komunikoj përsëri me avokatin tim ne telefon, dhe kam në mëndje që “Boksieri” të më kërkojë të paktën falje. I komunikoj Shefit të Komisariatit të sjelli në zyrën e tij “Boksierin”. Shefi i Komisariatit i kërkon një mendim për ngjarjen nëse është e shëmtuar apo jo, por “Boksieri” thotë që “jam unë që kam fajin dhe e kam goditur edhe me kokë”. Ndërkohë e shikoj në sy dhe që nuk më shikon mua por Shefin e Komisariatit. Kjo ishte prova ime që duhet të procedoja me kallzimin penal dhe se në çfarë komisariati policie ndodhesha. Shefi i Komisariatit më komunikon të zbres poshtë dhe të pres për të bërë kallzimin penal. Edhe në këtë fazë pres më shumë se një gjysëm ore (për evidencë të ngjarjes, nuk shikoj “Boksierin” gjëkundi dhe që e lash në zyrën e Shefit të Komisiariatit). Një punonjës policie i komisariatit më komunikon që mund të ngjitem në zyrën e Oficerit të Policisë Gjyqësore dhe të bëj kallzimin penal. Risjell në mëndje të gjithë skenën dhe ja komunikoj Officerit dhe që shkruan në kompiuter. Ndërkohë, shpesh here merret në telefon dhe përgjigjet, saqë nga një herë humb fillin e asaj që shkruan (jam i vetëdijshëm për çfarë po ndodh). Nga fundi i riprodhimit të ngjarjes në formularin e kallzimit penal, futet një qytetar tjetër i shoqëruar nga një punonjës civil i komisariatit në zyrë për të bërë edhe ai një kallëzim penal. Në një moment qytetari humb durimin dhe thotë: “ nuk kam kohë të pres, a mund të vazhdojë unë?” I përgjigjem akoma i tronditur që edhe unë kisha pritur dhe ishim aty jo për dëshirë. Me nxitim Oficeri më thotë firmos këtu kopjet. I kërkojë në mënyrë të thjeshtë nëse mund t’i lexoja përpara se ti firmosja. Në një kalim të ngjarjes, nuk është shkruar kthimi pas me makinë në semafor i “Boksierit” element cilësor i sjelljes kriminale dhe i zhvillimit të ngjarjes, dhe i kërkoj që ta rishkruajmë. Ndërkohë ndjej që temperamenti i Oficerit Gjyqësor ndryshon dhe në një moment më thotë: “por ai më tha që kishe filluar ti i pari”. Aty kuptova: që ndërkohë që unë prisja për të bërë kallzimin penal, “Boksieri” ishte “asistuar” para meje dhe kjo shpjegon të gjithë procedurën e punës apo të rregullores së procedimit dhe që është juridike, pa lënë mënjanë atë etike. Firmos dhe, në urimin për të mos më ndodhur më një gjë e tillë, dëgjoj pohimin: “Kjo është Tirana”.
Me formularin për t’u drejtuar tek Instituti Mjeko Ligjor, kur arrij atje, Punonjësi i Shërbimit të Policisë më thotë që mjekja është në “operacion” (por vete kuptova që po kryente autopsi). Edhe këtu pres më shumë se gjysëm ore. Ndërkohë, i kërkoj punonjësit të policisë nëse brenda Institutit kishte ambiente ku mund të ulesha. Përgjigja ishte negative por mora edhe sugjerimin që mund të largohesha për të riardhur edhe më vonë. Edhe pse isha në gjendjen aspak më të mirën timen, vendos të pres. Afrohet një grua afër derës dhe i thotë: “Pse nuk i ke futur këta brenda?” Punonjësi i policisë justifikohet dhe pasi më kishte rregjistruar, më lejon të futem. Mjekja pasi më dëgjon, shkruan, evidenton dëmtimet që kam. Përpara se të largohem më thotë: “Kjo është Shqipëria”. Edhe ky pohim jo vetëm që nuk më pëlqeu, por më preku akoma më shumë.
Duke qenë sintetik se ndoshta u zgjata shumë në detaje por, më besoni, janë shumë të rëndësishëm për të kuptuar: pse si individë apo qytetarë sidomos atë që ndjehen dhe janë të lirë mos të bëjnë pyetjen: “Kush e kërkon apo dëshiron një Tiranë dhe një Shqipëri të tillë? Kjo ngjarje që më ka ndodhur (dhe që mund ti ndodhte çdokujt) a ka elemetë të cilët shpjegojnë “pastër” mungesë të qenit njeri, vlerat e degradimit dhe denigrimit shoqëror? Shpjegojnë, gjithashtu, elementët për kërkim dhe hulumtim shkencor në lidhje me sigurinë në kuptimin shoqëror, juridik por edhe më gjerë të cilët nuk mund të trajtohen në këtë artikull gazetarie. Por është i denjë për të pasur një informacion të detajuar objektiv dhe shkencor për një Tiranë dhe Shqipëri të sigurt.
12 rregulla të arta për t’i bërë rrugët më të sigurta
- Lidheni rripin (Belt Up) – gjithmonë sigurohuni që të gjithë pasagjerët (para dhe pas) dhe shoferi të kenë vendosur rripin e sigurimit.
- Rregulloni mbajtëset e kokës (Lëvizni lart) – mbajtëset e kokës duhet të jenë në pozicionin e duhur që të jenë efektive.
- Mbani një ritëm të njëtrajtshëm (Ngadalësoni) – respektoni të gjitha kufijtë e shpejtësisë dhe parakaloni vetëm nëse jeni të sigurt për ta bërë këtë.
- Respektoni distancën e sigurisë (Back Up) – mbani një distancë të sigurt nga makina përpara.
- Mos rrezikoni (Wise Up) – vozitni sipas kushteve atmosferike, veçanërisht në mot të keq.
- Bëni kontroll të rregullt – frenat, gomat dhe dritat duhet të kontrollohen periodikisht për t’u siguruar që po funksionojnë.
- Të qenit zgjuar – bëni një pushim çdo 2 orë dhe sigurohuni që të pushoni për të paktën 11 orë në çdo periudhë 24 orësh.
- Heshtja e telefonit (Shut Up) – aktivizoni modalitetin e vozitjes në telefonin celular.
- Kushtojini vëmendje të tjerëve (Shiko lart) – për njerëzit me biçikleta, me kalë dhe në këmbë.
- Esëll – thjesht thuaj jo alkoolit dhe drogës.
- Kini kujdes (Buck Up) – qëndroni vigjilent, por gjithmonë i qetë gjatë vozitjes.
- Sharpen Up – mbani syze/lente nëse shikimi është i dobët.