KOMUNIKO PËR TË FITUAR
Kufij, Komunikim dhe Konflikte janë akutet muzikore të jetës së përditëshme. Njohja dhe aplikueshmëria e tyre është muzika që secili nga Ne kërkon të dëgjojë. Jemi këtu për t’i dhënë fjalën këtyre akuteve muzikore.
C Lab 3 Zgjedhje për Fjalën, për njerëzit dhe cilësinë e të jetuarit nëpërmjet Komunikimit! Një mënyrë për të kuptuar Kufirin dhe Konfliktin.
Arjan Lame
Fjalët janë ndërtuar, përpara se të shprehen, të kuptohen. Ky ështe mesazhi që duam të përcjellim. Rrugëtimi skalitet nga familjariteti me kufijtë dhe konfliktet në emëruesin e migracionit, në dimensionin e jetës së përditshme, të formimit profesional, të mësimdhënies dhe të veprimtarisë kërkimore në terren. Stacion i parë është vendlindja në Tiranë. Stacion i dytë është të jetuarit dhe formimi në Universitetin e Triestes, Itali. Stacioni tjetër janë tema punimi shkencor në lidhje me élitën politike dhe të ardhmen e Shqipërisë, bashkëpunimi ndërkufitar si instrument i zgjidhjes së konflikteve; stacioni i rradhës është lektorati në universitete si publike ashtu dhe private.
NË JETËN E PËRDITËSHME, NË JETËN FAMILJARE DHE NË JETËN PROFESIONALE
Sa stres, hatërmbetje, keqkuptime, humbje kohe, humbje besimi. Kemi, gjithashtu, eksperimentuar fuqinë e fjalës dhe të komunikimit në arritjen e sukseseve, sado të vogla, dhe që kanë pasur një feedback pozitiv në zhvillimin dhe cilësinë e jetës tonë personale dhe në mënyrë të pashmangshme edhe në sigurinë dhe rezultatet e mira në jetën profesionale.
Temat apo nëntemat e përzgjedhura nga një fushë shumë e gjerë në lidhje me komunikimin dhe të dobishme për grup mosha të ndryshme, sidomos për ata që aspirojnë të hyjnë në tregun e punës, kanë për qëllim final të përcaktojë, nëpërmjet coaching, një (vetë) përmirësim të cilësisë së jetës personale dhe vetë realizim në jetën profesionale duke eksperimentuar si të aspirojmë suksesin, të gjejmë besimin dhe të prekim nga afër jo vetëm realizimin në jetën profesionale por të jemi përcaktues në ndërtimin e identitetit personal por edhe të organizatës në të cilën duam apo jemi pjesë.