If I Teach, you will remember.
If I inspire, you will follow.

Të bërit të vetvetes dhe të vetes një laborator është formula e përzgjedhur për të njohur dhe zhvilluar aftësitë dinamike individuale si një laborator kreativ.

E tashmja projekton të ardhmen.

A je gati ta shikosh?

C Lab 3

Në linfën e logos dhe të misionitC Lab 3 qëndron potenciali i kufirit, i komunikimit dhe i konfliktit. Laboratori – Corner of learning – në sajë të eksperiencës por edhe të trajtimit teorik të tyre, është një hapësirë për të filluar të kemi njohje dhe familjaritet me këto elementë të cilët mund ti quajmë “akute të jetës së përditëshme”. Janë pikërisht këto akute që na shoqërojnë në zhvillimin personal, marrëdhëniet në më shumë se një dimension dhe zhvillimin profesional.

Të zbuluarit sesi manifestohen këto akute është rruga që të shpie të shkruajmë notat muzikore në pentagramin e jetës së përditëshme.

E gjen veten në akutet më poshtë…?

Cilat akute kërkon të vendosësh në Pentagramin tënd??

Hyr në kontakt me veten nëpërmjet komunikimit, fjalës, dhe përcakto çfarë lloji dhe cilësie marrëdhëniesh dëshiron të realizosh për t’i dhënë kuptim jetës së jetuar.

Hyr në kontakt me veten nëpërmjet komunikimit, fjalës, dhe përcakto çfarë lloji dhe cilësie marrëdhëniesh dëshiron të realizosh për t’i dhënë kuptim jetës së jetuar.

Qëllimi

Qëllimi i coaching nuk është të mësojmë si të ecim por të eksperimentojmë “ecjen”. Kam parasysh këtu një pyetje të bërë nga një profesor në Itali në kohën kur studioja: “Pse njerëzit migrojnë?” Duke qenë në pozicionin e migrantit natyrshëm më lindi përgjigja: ”Përderisa natyra më ka pajisur me këmbë, mund të eci, lëviz, migroj, etj.”

Kështu, ka kuptim të themi që qeniet njerëzore nuk mësojnë të ecin duke i instruktuar, por për të vrapuar, ka kuptim qëllimi i stërvitjes: coaching. Në vetvete, ky i fundit, ndërton ndërgjegje dhe proçeson zgjedhjen dhe jo zgjidhjen dhe që shpie drejt ndryshimit (potencialisht).

Rrjedhimisht, stili i coaching që shpirtëzon modulet e krijuara karakterizohet nga pozitiviteti, entuziazmi, mbështetja, besimi, fokusi, dija, observimi, respekti, durimi dhe komunikimi i qartë. Janë të gjithë ingredientë për të njohur sfidën e secilit prej nesh dhe që në mënyrë të pashmangshme të shpie drejt njohjes së vetvetes.

Coaching face to face apo online është një modalitet i cili mundëson të gjesh veten me të “tjerë” të cilët “plotësojnë” personin tënd. Të jesh më “i miri” jo domosdoshmërisht është e rëndësishme. Orët e kaluara me të “tjerët” bëjnë ditën dhe skuadrën duke u fokusuar në aspektet me akute të moduleve të ofruara.

A je gati për të vrapuar?

Qëllimi

Qëllimi i coaching nuk është të mësojmë si të ecim por të eksperimentojmë “ecjen”. Kam parasysh këtu një pyetje të bërë nga një profesor në Itali në kohën kur studioja: “Pse njerëzit migrojnë?”. Duke qenë në pozicionin e migrantit natyrshëm më lindi përgjigja: ”Përderisa natyra më ka pajisur me këmbë, mund të eci, lëviz, migroj, etj.”

Kështu, ka kuptim të themi që qeniet njerëzore nuk mësojnë të ecin duke i instruktuar, por për të vrapuar ka kuptim qëllimi i stërvitjes: coaching. Në vetvete, ky i fundit, ndërton ndërgjegje dhe proçeson zgjedhjen dhe jo zgjidhjen dhe që shpie drejt ndryshimit (potencialisht).

Rrjedhimisht, stili i coaching që shpirtëzon modulet e krijuara karakterizohet nga pozitiviteti, entuziazmi, mbështetja, besimi, fokusi, dija, observimi, respekti, durimi dhe komunikimi i qartë. Janë të gjithë ingredientë për të njohur sfidën e secilit prej nesh dhe që në mënyrë të pashmangshme të shpie drejt njohjes së vetvetes.

Coaching face to face apo online është një modalitet i cili mundëson të gjesh veten me të “tjerë” të cilët “plotësojnë” personin tënd. Të jesh më “i miri” jo domosdoshmërisht është e rëndësishme. Orët e kaluara me të “tjerët” bëjnë ditën dhe skuadrën duke u fokusuar në aspektet me akute të moduleve të ofruara.

A je gati për të vrapuar?

Njerëzit që ecin përpara në këtë botë janë ata që ngrihen dhe kërkojnë për rrethanat që ata duan, dhe kur nuk i gjejnë, i krijojnë ato. Prof. Arjani është shëmbëlltyra brilante e personit që krijon realitet tjetër, duke u ofruar strehëzën e të shprehurit , të ngjashmëve të saj. Potenciali tek secili është mister por mbi të gjitha është unik kur di ta shpalosësh dhe ta pranosh ashtu siç është. Jashte kornizave të kohës dhe rrethanës, thjesht një grumbull cikësish të lidhura ngusht në një zinxhir për të treguar se kush je dhe sa lartë mund të shkosh.

Lorenca Bejko

PHD EU LAW

Të gjesh një mbështetje që nuk e gjete kurrë në kohët e kaluara nuk është rastësi. Ti zbulon vetveten në brendësi dhe shpalos “të mirat” që nuk i ke parë por që “flinin” brenda teje. Të mësuarit me një Prof. si  Arjan është një bekim: ti do e kujtosh gjithmonë për atë që të mësoi dhe do e ndjekësh gjithmonë për ato që të frymëzoi. Rrit veten në dimensione të ndryshme gjatë jetës së përditëshme duke u bërë më e thjeshtë dhe kështu, zhvillimi i njohurisë tënde arrin të ushqejë aspektet e të menduarit. Energjia përmes syve tuaj fillon të shohë një realitet që keni dashur gjithmonë të keni: duke e ndjekur së pari me mendjen dhe pastaj me zemrën. Kam mësuar të vrapoj.

Arsiola Laho

Studente Tirana Business University (TBU)